Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Varianti britanik i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në Itali

Varianti i koronavirusit që u zbulua në Britani të Madhe po përhapet me shpejtësi në disa pjesë të Italisë.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se 18 për qind e të gjitha rasteve të reja në Itali janë me variantin e ri të koronavirusit.

Sipas vlerësimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, varianti i ri i koronavirusit po përhapet me aq shpejtësi sa në javën e ardhshme do të jetë dominues në Itali.

Për këtë shkak, disa qytete italiane kanë deklaruar gjendje emergjente.