Në Britani të Madhe është zbuluar një variant i ri i koronavirusit, por ekspertët thonë se nuk ka arsye për alarmim, raporton “ABC Ne]s”.
Varianti, i njohur si XE, është kombinim i varianteve Omicron BA.1 dhe Omicron BA.2.
Variantet e rikombinimit janë të zakonshme thonë ekspertët.
“Momentalisht nuk ka shqetësim. Këto janë të zakonshme”, ka thënë doktori John Brownstein.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Britanisë, 637 raste me XE janë identifikuar deri më 22 mars, ndërsa rasti më i hershëm ishte zbuluar më 19 janar.
Artikuj të ngjashëm
-
Varianti i ri i COVID-19 përhapet në Britaninë e Madhe
-
Rastet e para të hospitalizimeve me variantin Omicron në Britani
-
Dy raste me variantin e ri të COVID-19 janë zbuluar në Britani
-
Ekspertët të shqetësuar për mundësinë e përhapjes së shpejtë të variantit të ri COVID-19
-
Forma e re e Omicronit po hetohet te më shumë se 100 raste në Londër