Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë të hënën se bisedimet e paqes me Iranin të dielën në Zvicër kanë krijuar një “bazë të mirë për një marrëveshje përfundimtare të suksesshme” për t'i dhënë fund luftës që filloi në fund të shkurtit.
Ai ka njoftuar se po largohet nga Zvicra, për t’u lënë hapësirë ekipeve teknike që t’i vazhdonin negociatat.
Komentet e Vance kanë ardhur pasi ai dhe kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, të hënën përfunduan një rund të gjatë bisedimesh fillestare që synonin forcimin e një fundi të përhershëm të luftës midis vendeve.
Zëvendëspresidenti ka vënë në dukje se ekipi i Iranit kishte kërcënuar të largohej nga bisedimet, por ai ka mbrojtur postimet në mediat sociale nga presidenti Donald Trump, që i kishin bërë zyrtarët iranianë të ndihen të ofenduar.
Ndërkohë, armëpushim në Liban duket se po respektohet dhe ushtria izraelite ka thënë se do të hiqte kufizimet e lëvizjes për banorët pranë kufirit Izrael-Liban të hënën në mëngjes.
As Izraeli dhe as Hezbollahu nuk janë nënshkrues të marrëveshjes SHBA-Iran.
Bisedimet SHBA-Iran përfundojnë me përparim inkurajues, thonë ndërmjetësit
Rundi i parë i negociatave mes SHBA-së dhe Iranit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që...-
JD Vance largohet nga Zvicra, bisedimet SHBA-Iran vazhdojnë në nivel të ekipeve teknike
-
Vance: Disa në qeverinë izraelite duan që SHBA-ja ta mbajë luftën me Iranin në vazhdimësi
-
Vance: SHBA-ja e gatshme të transformojë rrënjësisht marrëdhëniet me Iranin
-
Arrijnë delegacionet e SHBA-së dhe Iranit në Zvicër, pritet të nisin bisedimet
-
Përpjekja e dytë në Zvicër - Delegacioni amerikan e ai iranian nisen për bisedimet e paqes