Vapa përvëluese e kaploi Japoninë të hënën teksa banorët e Tokios u përpoqën të qëndronin të freskuar. Arkipelagu japonez ka arritur temperatura të larta rekord gjatë muajit qershor në disa zona.
Në Isezaki, në veri të Tokios, temperatura u rrit në 40.2 gradë celsius të shtunën, më e larta ndonjëherë për muajin qershor. Temperatura në qendër të Tokios u rrit gati në 35C të hënën, më e lartë se parashikimi i se dielës prej 34C.
Shirat zakonisht zbutin nxehtësinë e verës, shpesh deri në korrik. Me lagështi rreth 44%, temperaturat janë edhe më të nxehta. Ajri i nxehtë që vjen nga sistemi i fuqishëm i presionit të lartë atmosferik mbi Oqeanin Paqësor do të nxisë temperaturat e larta edhe në muajin korrik.
Më shumë se 250 persona janë hospitalizuar në Tokio si pasojë e të nxehtit ekstrem. Qeveria japoneze të hënën ka paralajmëruar për mungesë të mundshme të energjisë elektrike në rajonin e Tokios, duke u kërkuar njerëzve të kursejnë energjinë pasi shteti po përballet me temperaturat e larta.