Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francën jugperëndimore, për ta vënë nën kontroll valën e të nxehtit që nuk po jep shenja që do të lehtësohet, shkruan BBC.
Në Portugalinë veriore, një pilot vdiq kur avioni i tij u rrëzua në zonën Foz Coa, pranë kufirit spanjoll.
Zjarret po shkatërrojnë zonat e rajonit Gironde të Francës, ku më shumë se 11 mijë njerëz janë evakuuar.
Në Spanjën jugore, pranë Costa del Sol, rreth 2.300 njerëz u detyruan të largoheshin nga zjarri i përhapur në kodrat Mijas.
Ndërkohë, një banor vendas i përshkroi zjarret në pyje pranë bregut jugperëndimor të Atlantikut të Francës si ndjesi "post-apokaliptike".
"Unë kurrë nuk e kam parë këtë më parë", ka thënë Karyn.
Zjarri atje dhe një tjetër në jug të Bordosë kanë shkatërruar rreth 8 mijë hektarë.
Që nga e marta, temperaturat janë rritur në 47 gradë Celsius në Portugali dhe mbi 40 gradë Celsius në Spanjë, duke nxit ndezjen e zjarreve. Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur nga të nxehtit në të dy vendet, raporton agjencia spanjolle e lajmeve Efe.