Dy doza të vaksinës antiCOVID të zhvilluar nga firma kineze Sinovac janë shumë efikase në parandalim të hospitalizimit dhe vdekjeve, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë të Indonezisë të mërkurën, raporton “Business Insider”.
Vaksina, e quajtur Coronavaxc, është llogaritur se është 98 për qind efikase në parandalim të vdekjeve dhe 96 për qind efikase në parandalim të hospitalizimeve, thotë Pandji Dhewantara, zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë të Indonezisë, në një konferencë për media.
Statistikat janë të bazuara në 128 mijë punonjës shëndetësorë që kanë marrë vaksina në Jakarta, kryeqendër të Indonezisë, dhe janë monitoruar mes janarit dhe marsit.
Dhewantara ka thënë se 94 për qind e punonjësve nuk janë prekur nga COVID-19 simptomatik, dhe mbrojtja ka filluar në ditën e shtatë pas marrjes së dozës së dytë.
-
Qindra punonjës mjekësorë në Indonezi preken me COVID-19 pas vaksinimit
-
Dy doza të Johnson & Johnson ofrojnë rreth 95 efikasitet kundër COVID-19
-
Studimi italian: Vaksinimi me të dyja dozat mbron 100% nga infektimi me COVID-19
-
Vaksina antiCOVID e Novavax 90 për qind efikase
-
Vaksinat anti-COVID të Kinës duken të sigurta dhe efektive, sipas një studimi