Të dhënat e reja nga Instituti i Shëndetësisë italiane tregojnë se vaksinat kundër koronavirusit sigurojnë mbrojtje kundër rasteve të rënda dhe praktikisht eliminojnë rrezikun e vdekjes.
Më konkretisht, ky hulumtim përfshin të dhëna nga data 21 qershor deri më 4 korrik.
Sipas të dhënave të institutit, pas marrjes së dy dozave, mbrojtja ndaj mutacioneve të virusit shkon deri në 80% nga infeksioni dhe 100% nga simptomat më të rënda, pavarësisht moshës.
“Këto të dhëna, të cilat konfirmojnë një sërë studimesh të mëparshme ndërkombëtare, tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e simptomave më të rënda të sëmundjes – por pas marrjes së dy dozave dhe gjithashtu janë efektive në parandalimin e infeksionit“, ka thënë Silvio Bruzafero, kreu i Institutit italian.
-
Të vaksinuarit ndaj COVID-19 më pak të rrezikuar nga vdekja, pavarësisht shkakut
-
Vaksinat anti-COVID gjatë shtatzënisë mbrojnë foshnjat pas lindjes, zbulon studimi
-
Vaksinimi mund ta reduktojë rrezikun e COVID-it të gjatë, thotë studimi
-
Doza përforcuese nevojitet kundër Omicronit, thonë studimet e CDC-së
-
Vela: Doza përforcuese rikthen mbrojtjen 70-80%