Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vaksina e Oxfordit për COVID-19 me rezultate premtuese edhe te të moshuarit

Vaksina potenciale për COVID-19 e AstranZenacas dhe Universitetit të Oxfordit, ka prodhuar një reagim të fortë të sistemit imunitar te të moshuarit, sipas të dhënave të publikuara të enjten, ndërsa hulumtuesit presin publikimin e rezultateve të fazës finale të testimit në kohën e Krishtlindjeve, raporton agjencia Reuters.

Të dhënat, të raportuara pjesërisht muajin e kaluar, por të publikuara plotësisht në revistën “The Lancet” sot, kanë sugjeruar se personat të moshës mbi 70 vjet, që janë në rrezik më të lartë të infektimit serioz dhe vdekjeve nga COVID-19, po ndërtojnë një imunitet të fortë falë vaksinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Reagimet e fuqishme të antitrupave dhe të qelizave T të para te personat e moshuar në studimin tonë janë inkurajuese”, ka thënë Maheshi Ramasamy, një këshilltar dhe bashkë-hetues në Grupin e Vaksinës së Oxfordit. “Ne shpresojmë që kjo do të thotë se vaksina jonë do të mbrojë disa prej personave më të cenueshëm në shoqëri, por duhet hetime të mëtutjeshme”.