Vaksina kundër sëmundjes COVID-19, e zhvilluar nga kompania “AstraZeneca” në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit, ka treguar efikasitet mesatar prej 70.4 për qind.
Të dhënat më të fundit janë publikuar nga Oxfordi, duke iu referuar një studimi të testeve klinike. Në studimet e mëhershme, të publikuara në revistën “Lancet”, vaksina kandidate kundër koronavirusit kishte rezultuar me efikasitet prej 62 për qind tek vullnetarët që ishin injektuar me dozë të plotë, dhe deri në rreth 90 për qind tek vullnetarët që së pari ishin injektuar me gjysmë doze, për t’ua dhënë pastaj edhe një dozë të plotë.
Drejtori ekzekutiv i “AstraZenecas”, Pascal Soriot, ka thënë se kompania e prodhimit të ilaçeve ka nisur të dorëzojë të dhëna te autoritetet rregullative anembanë botës, me qëllim që të marrë aprovimin për të nisur sa më shpejt vaksinimin.
Kompania tashmë i ka përgatitur zinxhirët e saj të furnizimit për të dërguar me qindra miliona doza.
-
Vaksina eksperimentale e AstraZenecas kundër Covid-19 po tregon një efikasitet prej 70 për qind
-
AstraZeneca konfirmon efikasitetin e lartë të vaksinës së saj
-
SHBA-ja për “AstraZenecan”: E sigurt dhe efektive
-
Vaksina e “AstraZenecas”, vetëm 10% efikase ndaj variantit nga Afrika Jugore
-
Vlerësohen mahnitëse rezultatet e vaksinës së “AstraZenecas” kundër COVID-19