Botë

Vajzave mbi 12-vjeçare afgane iu ndalua këndimi në publik, autoritetet ngritin shqetësime

Ministria afgane e Arsimit thotë se është duke hetuar një deklaratë nga drejtori i arsimit në kryeqytet, i cili ua ka ndaluar vajzave mbi moshën 12-vjeçare të këndojnë në publik.

Ndalimi i drejtorit u kritikua shumë, sidomos në rrjetet sociale derisa grindjet thuhet se kanë filluar pas shqetësimeve për prishje të marrëveshjes paqësore me talibanët.

Talibanët ua kishin ndaluar vajzave edhe arsimimin dhe këndimin kohë më parë. Pos këndimit, vajzave mbi 12-vjeçare u është ndaluar të kenë mësues meshkuj të muzikës. Në anën tjetër, ministria e Arsimit ka thënë se ky vendim i drejtorit nuk e pasqyron pozicionin e saj duke thënë se do marrin masa disiplinuese ndaj drejtorit, raporton BBC.

"Na fal Zot, qeniet njerëzore mund të jenë aq mizore saqë shohin edhe një fëmijë nga një perspektivë e bazuar në gjini”, kishte shkruar poetja Shafiqa Khpalwak, një shkrimtare e njohur e vendit.