Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se trupat ushtarake kanë ndaluar një ofensivë ruse të enjten në lindje.
Siç ka raportuar Skynews, Zelensky është shprehur se lajmi për fitoren ka mbërritur nga vija e parë e fronit, duke shtuar se trupat ruse u ndaluan të depërtonin në drejtim të Vuhledarit.
“Ushtarët tanë e ndaluan atë, duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha, dhjetëra automjete, shumë të vrarë e të plagosur”, ka theksuar ai.
Presidenti ukrainas ka shtuar se veprimet mbrojtëse rreth qytetit lindor të rrethuar në Avdiivka dhe operacionet e tjera në jug “po vazhdojnë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake
-
Zelensky: Ukraina ka ndaluar përparimin e trupave ruse në rajonin Sumy
-
Luftime të rrepta në disa pozicione, Zelensky: Po mbrojmë tokën tonë
-
Zelensky konfirmon se ushtria ukrainase ka hyrë në rajonin rus të Belgorodit
-
Zelensky del me videomesazh: Të vazhdojmë presionin ndaj Rusisë