Trupat ruse kanë filluar të përdorin municion që përmban substancë helmuese, veçanërisht në rajonin e Zaporizhzhias, raportoi të dielën mediumi italian “ANSA”.
Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i brigadës së Tavrias, Dmytro Lykhovi.
Siç është bërë e ditur, gjatë javës së kaluar ushtria e Kremlinit ka përdorur rreth 50 herë granata me gaz lotsjellës mbytës të llojit kloropicrinë nga dronët.
“Vetëm dje janë hedhur 15 municione të këtij lloji, pothuajse të gjitha në rajonin e Zaporizhzhias”, ka thënë Lykhovi. “Kur armiku nuk arrin të godasë llogoret tona me artileri ose drone, ai përdor këto gazra mbytëse", ka shtuar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmi rus me dronë lë të lënduar 29 persona në Zaporizhzhia të Ukrainës
-
Ukraina akuzon Rusinë se po synon ta sabotojë marrëveshjen e armëpushimit
-
SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase
-
Rusia bombardoi Rusinë
-
Rusia lëshon breshëri të re raketash e dronësh në Ukrainë