Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se Kryqi i Kuq është rrugës për të marrë trupat e më shumë pengjeve të vdekur nga Gazën veriore.
"Disa arkivole me pengje të rënë do të dorëzohen në këtë pikë takimi”, thuhet në deklaratën e IDF-së.
Në deklaratën e IDF-së gjithashtu i bëhet thirrje Hamasit të zbatojë marrëveshjen dhe "të bëjë përpjekjet e nevojshme" për të kthyer të gjithë pengjet e vdekur.
Hamasi ka kthyer të hënën 20 pengje të gjalla dhe vetëm katër trupa të vdekur gjatë robërisë.
Kryqi i Kuq ka paralajmëruar të martën se kthimi i pengjeve të vdekur mund të marrë kohë dhe se shumë prej tyre mund të jenë zhdukur.