Botë

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë dhjetëra luftëtarë të Hezbollahut

Tanket izraelite

Foto: Michael Giladi/Flash90

Izraeli ka thënë se po vazhdon operacionin tokësor në jug të Libanit, me bastisje mbi “infrastrukturën terroriste” mbi dhe nën tokë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se kanë shkatërruar depo të armëve të Hezbollahut, të cilat ishin “të fshehura në zona malore”, raportoi BBC.

Po ashtu ka thënë se ka shkatërruar tunele që përdoreshin nga grupi i Hezbollahut nëntokë afër kufirit.

Forcat tokësore dhe ajrore kanë punuar së bashku për të vrarë “dhjetëra” luftëtarë të Hezbollahut, ka shtuar IDF.

Hezbollahu ka njoftuar të shtunën se po luftojnë me trupat izraelite në zonën kufitare në Adaisseh.