Ushtria izraelite shkatërroi shtëpinë e një sulmuesi që vrau një burrë dhe plagosi tre të tjerë në një nga rrugët më të ngarkuara të Tel-Avivit.
Të shtënat në Tel-Aviv ndodhën në rrugën “Dizengoff”, një rrugë e njohur e mbushur me dyqane dhe restorante.
Ose Eshkar, 32 vjeç, i cili u plagos në sulm vdiq 11 ditë më vonë. Forcat izraelite të sigurisë hynë në fshatin palestinez Naalin dhe shkatërruan shtëpinë e familjes së ish-të burgosurit palestinez 23-vjeçar, Moataz Khawaja.
Grupi militant Hamas pretendoi se sulmuesi ishte një anëtar i krahut të armatosur të organizatës.
Izraeli shkatërron shtëpitë e sulmuesve në një përpjekje për të penguar të tjerët, një taktikë që kritikët thonë se përbën dënim kolektiv.
-
Vritet një familje 6-anëtarëshe në Gazë nga sulmet izraelite
-
Vriten katër persona në Gazë, në mesin e tyre një fëmijë
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Izraeli kryen sulme të reja në Gazë, sfidon armëpushimin
-
Izraeli sulmon sërish Rripin e Gazës gjatë natës