Një avion izraelit ka qëlluar mbi atë që ushtria e përshkroi si një automjet të dyshimtë që lëvizte drejt Gazës veriore, jashtë rrugës së inspektimit të përcaktuar me marrëveshjen e armëpushimit, kanë njoftuar të dielën Forcat izraelite të sigurisë (IDF).
"IDF-ja është e përgatitur për çdo skenar dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për të penguar çdo kërcënim të menjëhershëm ndaj ushtarëve të IDF-së”, thuhet në deklaratë.
Ushtria nuk ka dhënë detaje mbi ndikimin e sulmit apo për ndonjë viktimë.
Armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi më 19 janar. Deri më tani janë liruar një numër pengjesh izraelite që mbaheshin nga Hamasi dhe qindra të burgosur palestinezë në Izrael.
Negociatat për fazën e dytë të armëpushimit pritet të fillojnë të hënën.
LEXO EDHE:
-
Izraeli kryen sulme të reja në Gazë, sfidon armëpushimin
-
Izraeli fillon sërish ta zbatojë armëpushimin pas sulmeve në Gazë
-
Izraeli konfirmon sulmet në Gazë, akuzon Hamasin për “shkelje flagrante” të armëpushimit
-
Fillon tërheqja e ushtrisë izraelite, hyn në fuqi marrëveshja
-
Netanyahu akuzon Hamasin për shkelje të armëpushimit