Botë

Fillon tërheqja e ushtrisë izraelite, hyn në fuqi marrëveshja

gaza

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite ka thënë se marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi, pasi trupat e saj tani janë tërhequr në vijat ku janë dakorduar.

Në një deklaratë të lëshuar në Telegram, IDF-ja ka shtuar se trupat "filluan të pozicionohen përgjatë linjave të vendosjes" që nga mesdita.

"Trupat e IDF-së në Komandën Jugore janë vendosur në zonë dhe do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim", thuhet në deklaratë. 

Ushtria izraelite tani ka nën kontroll 53% të Rripit të Gazës - shumica e këtyre zonave bien jashtë zonave urbane.

Marrëveshja përcakton se pas fillimit të armëpushimit, Hamasi ka 72 orë për të liruar të gjitha pengjet. 

Siç ka deklaruar Izraeli, ai do të lejojë 600 kamionë me ndihma në Gazë çdo ditë.  
 

Palestinezët nisin të kthehen në shtëpitë e tyre

56 min. më parë / 10 tet 2025 17:49
Palestinezët nisin të kthehen në shtëpitë e tyre

Mijëra palestinezë të zhvendosur kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. Trupat izraelite nisën të tërhiqen nga pjesë të Gazës.

Forcat izraelite thanë se marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi në orën 11:00, sipas kohës në Kosovë. Të premten, Qeveria e Izraelit miratoi armëpushimin me Hamasin duke i hapur rrugë tërheqjes së pjesshme të trupave dhe ndërprerjen e luftimeve.

Hamasi pritet t'i lirojë 20 pengje të gjalla brenda 72 orësh dhe pas kësaj, Izraeli do t'i lirojë 250 palestinezë që kanë qenë duke vuajtur dënime të gjata në burgjet izraelite dhe 1.700 të arrestuar të tjerë gjatë luftës në Gazë.