Ushtria izraelite ka publikuar pamjet të cilat thonë tregojnë një “tunel 55 metra të gjatë, 10 metra thellë nën spitalin Al-Shifa”.
Në video, një tunel i thellë shfaqet mes rrënojave në kompleksin e spitalit.
Në fund, trupat duket se ecin përgjatë një bosht tuneli të ndërtuar mirë që të çon në një derë të rëndë.
“Kjo lloj dere përdoret nga organizata terroriste Hamas për të bllokuar forcat izraelite që të hyjnë në qendrat komanduese dhe në asetet nëntokësore që i përkasin Hamasit”, thonë në një deklaratë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (DF), duke shtuar se hetimet “po vazhdojnë për të zbuluar më shumë tunelin”.
Forcat izraelite kanë pretenduar për javë të tëra se Hamasi ka një qendër komandimi dhe kontrolli nën ndërtesën e spitalit Al-Shifa - akuza që grupi dhe stafi mjekësor në spital i mohojnë.
Javën e kaluar, SHBA-ja tha se inteligjenca e saj në mënyrë të ngjashme sugjeroi se Hamasi kishte një rrjet nën ndërtesën e spitalit.

-
Ushtria izraelite pretendon se shkatërroi një tunel kilometër të gjatë në Gaza
-
Izraeli zbulon tunelin më të gjatë në Gaza që u përdor nga Hamasi
-
Brenda tuneleve të Hamasit
-
Ushtria izraelite futet në spitalin e Gazës, thotë se aty u gjet armatim i Hamasit
-
Ushtria izraelite thotë se ka kapur një luftëtar të Hezbollahut