Ushtria e Izraelit tha se ka zbuluar një tunel të gjatë në Gaza, e që pretendon se është shfrytëzuar nga grupet terroriste të Hamasit.
Në pamjet e publikuara në rrjetin social X, Izraeli ka shkruar se ky tunel degëzohet dhe shtrihet mbi katër kilometra dhe hyrja e tij ndodhet 400 metra nga kryqëzimi ku shfrytëzohet nga vendasit për trajtim mjekësor në spitalet izraelite.
EXPOSED: The biggest Hamas terrorist tunnel discovered.
— Israel Defense Forces (@IDF) December 17, 2023
This massive tunnel system branches out and spans well over four kilometers (2.5 miles). Its entrance is located only 400 meters (1,310 feet) from the Erez Crossing—used by Gazans on a daily basis to enter Israel for work… pic.twitter.com/RcjK5LbvGL
“Ky sistem masiv tuneli degëzohet dhe shtrihet mbi katër kilometra. Hyrja e tij ndodhet vetëm 400 metra nga kryqëzimi Erez, i përdorur nga banorët e Gazës çdo ditë për të hyrë në Izrael për punë dhe trajtim mjekësor në spitalet izraelite”, thuhet në reagimin e Izraelit.
Ky shtet ka theksuar se projektimi i tunelit është udhëhequr nga Mohammad Sinëar, vëllai i liderit të HAMASIT, Yahya Sinëar, dhe komandanti i Batalionit, Khan Yunis.
Qëkur forcat izraelite janë futur në Gaza, ushtria ka zbuluar edhe disa tunele të tjera që pretendohet se i takojnë Hamasit dhe që janë shfrytëzuar për luftë.
-
Ushtria izraelite pretendon se shkatërroi një tunel kilometër të gjatë në Gaza
-
Izraeli thotë se ka gjetur rrjetin e tuneleve që çojnë në shtëpitë e liderëve të Hamasit
-
Brenda tuneleve të Hamasit
-
Ushtria izraelite publikon pamjet që pretendohet të jetë tunel nën spitalin Al-Shifa
-
Tunelet deri në 500 kilometra, fole të militantëve të Hamasit