Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria izraelite arreston 7 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar shtatë palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor. Ushtria izraelite njoftoi se palestinezët janë arrestuar në bastisjet e organizuara gjatë, në rajone të ndryshme, me pretendimin se janë përfshirë në vepra terroriste.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ku arrestojnë palestinezët, me pretendime të ndryshme, transmeton KTV.

Pas arrestimeve, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

E, sipas të dhënave zyrtare, në burgjet e Izraelit ndodhen mbi 5 mijë palestinezë, përfshirë 220 fëmijë dhe 500 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur burgim administrativ.