Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli vret pesë palestinezë të armatosur në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë vrarë pesë palestinezë të armatosur të lidhur me grupin militant “Hamas”, në një aksion, në një kamp refugjatësh në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Kjo është bastisja e fundit e përgjakshme pas ngritjes së tensioneve në muajt e fundit në rajon. Zyra e presidentit palestinez e ka quajtur dhunën krim, duke u kërkuar Shteteve të Bashkuara t’i bëjnë presion Izraelit të heqë dorë prej aksioneve që po rezultojnë me palestinezë të vrarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ushtria izraelite ka njoftuar se aksioni është kryer kundër një celule militante palestineze që besohet se ka kryer sulmin në një restorant në një koloni izraelite në Bregun Perëndimor.

Muajve të fundit janë përshkallëzuar aksionet e dy palëve. Palestinezët akuzojnë Qeverinë e së djathtës ekstreme të Izraelit se po ashpërson masat represive në territoret palestineze.