Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy palestinezë vriten gjatë një bastisjeje izraelite në Bregun Perëndimor

Dy palestinezë kanë vdekur dhe 15 janë lënduar gjatë një bastisje izraelite në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor, kanë njoftuar zyrtarët palestinezë, raporton BBC.

Ushtria e Izraelit ka thënë se ka reaguar ndaj zjarrit të hapur nga palestinezët e armatosur, derisa po arrestonin “të dyshuarit për terrorizëm”. Një ushtar është lënduar.

Bastisja erdhi pasi një burrë nga një fshat në afërsi vrau pesë persona në Izrael.

Raportohet se të vdekurit janë të moshës 17 dhe 23-vjeçare.

Po ashtu në Bregun Perëndimor të enjten, një izraelit është ther me thikë dhe është lënduar nga një palestinez, i cili më pas është qëlluar për vdekje.

Në total 11 persona janë vrarë në tri sulme në Izrael gjatë dy javëve të fundit, duke ngritur frikën ndaj asaj që kryeministri i Izraelit e ka quajtur “një valë të terrorizmit”.