Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria irakiane merr kontrollin e xhamisë Grand al-Nuri

Ushtria e Irakut ka thënë se kanë marrë kontrollin e hapësirës ku gjenden rrënojat e xhamisë së famshme të Mosulit, Grand al-Nuri, e cila ishte shkatërruar javën e kaluar nga grupi ekstremist Shteti Islamik.

Gjenerali Abdul Wahab al-Saadi, ka thënë se forcat speciale kanë hyrë në kompleksin e xhamisë, Al-Nuri dhe morën kontrollin e rrugëve të asaj hapësire duke larguar nga ajo lagje militantët e Shtetit Islamik.

Me 21 qershor, militantët e Shtetit Islamik e shpërthyen xhaminë së bashku me minaren që ishte ndërtuar para 800 viteve.

Xhamia është vendi ku lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ka shpallur formimin e të ashtuquajturit "kalifat islamik" në Siri dhe Irak në vitin 2014.

Tani pas tri vitesh nuk dihet për fatin e Baghdadit derisa Shteti Islamik ka humbur shumë pjesë të territoreve që ka pasur në kontroll gjatë vitit 2014.

Edhe Forcat irakiane avancojnë në betejën për Mosulin Botë Forcat irakiane avancojnë në betejën për Mosulin

Një diplomat i lartë rus ka thënë gjatë këtij muaji, se Baghadi mund të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror rus.

Mirëpo koalicioni i mbështetur nga SHBA-ja që lufton Shtetin Islamik, ka thënë se nuk kanë ndonjë të dhënë të saktë nëse udhëheqësi i Shtetit Islamik është ende i gjallë apo ka vdekur.