Ushtria e Nigerisë ka rrethuar zonën ku besohet se personat e armatosur janë duke mbajtur peng nxënësit në veriperëndim të vendit, ka njoftuar zëdhënësi i presidentit të Nigerisë, Muhammadu Buhari, raporton BBC.
Dhjetë fëmijë po mbahen peng, ka thënë Garba Shehu, dukshëm më pak se që ishte raportuar fillimisht.
Rreth 800 nxënës ishin prezent në një shkollë vetëm me djem në shtetin Katsina dhe rreth gjysma e tyre ende nuk është gjetur.
Personat e armatosur raportohet se po kërkojnë para. Qeveria ka fajësuar bandat e krimit që operojnë në atë zonë, për këtë rast.
Amnesty International ka thënë se më tepër se 1100 persona janë vrarë nga këto banda në veri të Nigerisë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ndërsa Qeveria ka dështuar të sjellë para drejtësisë sulmuesit.
-
Mbi 300 nxënës dhe 12 mësimdhënës rrëmbehen në sulmin në një shkollë në Nigeri
-
Të paktën 50 të vrarë nga një sulm i armatosur në Nigeri
-
Shkon në 280 numri i nxënësve të rrëmbyer në Nigeri
-
Rrëmbehen më shumë se 100 nxënës në Nigeri
-
UNICEF: 1 milion fëmijë nigerianë do të humbasin mësimin për shkak të kidnapimeve masive