Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria e Izraelit thotë se janë shkatërruar 400 tunele në Gaza

Ushtria e Izraelit (IDF) ka thënë se trupat e saj kanë gjetur dhe shkatërruar rreth 400 tunele të Hamasit në Gaza, që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, raporton “BBC”.

Ka thënë se shumë nga tunelet janë zbuluar brenda spitaleve civile, shkollave apo shtëpive.

Po ashtu janë shpërndarë pamje të hyrjeve në tunele, për të mbështetur pretendimet.

Izraeli vazhdimisht e ka akuzuar Hamasin se po i përdor civilët në Gaza si mburojë. Hamasi e ka mohuar këtë.