Ushtria britanike është vënë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar zgjidhjen e problemeve të furnizimit me derivate, në ditën e katërt me kolona të gjata para pompave të karburanteve.
150 shoferë kamionësh të Ushtrisë do të përgatiten për të përmbushur boshllëkun e krijuar nga mungesa e shoferëve të kompanive furnizuese në mbarë vendin.
Kjo ka nxitur qytetarët që të blejnë furnizime të panevojshme, megjithëse Qeveria ka bërë thirrje që të mos krijohet panik.
Sekretari i Transportit ka thënë se ka “shenja” të stabilizimit të gjendjes në pikat e derivateve dhe se gjatë ditëve të ardhshme nuk do të ketë më radhë të gjata. Edhe Shoqata e Naftëtarëve ka bërë të ditur se ka dëshmi se ka nisur të bjerë numri i shoferëve të makinave që po kërkojnë derivate.
Të shtunën është raportuar për ngritje prej 500 për qind të kërkesës për derivate. Britanisë i nevojiten 100 mijë shoferë kamionësh për të përmbushur nevojat e transportit tregtar.
-
Britania bën thirrje për qetësi pas zemërimit rreth radhëve të gjata në pikat e derivateve
-
Britania synon zbutjen e krizës me karburante përmes ushtrisë
-
Ushtria britanike në gatishmëri për evakuim potencial të qytetarëve nga Libani
-
Trupa shtesë të Britanisë do të vendosen përkohësisht në Kosovë
-
Forcat britanike mund të vendosen në Gaza për shpërndarjen e ndihmave