Trupat britanike mund të vendosen në terren në Gaza për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmës që shkon përmes detit, ka mësuar BBC.
SHBA-ja ka thënë se forcat amerikane nuk do të vendosen dhe se një “palë e tretë”, të cilës nuk i ka dhënë emër, do të drejtojë kamionët në terren.
Por, Britania mund ta konsiderojë që t’ua japë këtë detyrë trupave të saj kur korridori i ndihmës të hapet muajin e ardhshëm.
Britania është angazhuar për së afërmi në planifikimin e operacionin të ndihmës dhe ministri i Mbrojtjes, Grant Shapps, ka thënë se Britania vazhdon të ketë “një rol kryesor në shpërndarjen e ndihmës në koordinim me SHBA-në dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë”.
Roli i trupave do të ishte nxjerrja e kamionëve në tokë dhe shkarkimi i ndihmës në një zonë të sigurt. Megjithëse përpjekje e madhe do të duhej të ndërmerrej për të mbrojtur forcat, trupat britanike potencialisht do të përballen me rrezik të lartë nga një sulm nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura.
Ndihma do të dërgohej nga Qiproja me anije të mëdha.
-
Nisin përgatitjet për futjen e ndihmave në Gazë sipas planit të paqes
-
Britania, Gjermania e Franca mesazh Izraelit: Katastrofa në Gaza duhet të ndalet
-
Fondacioni amerikan nis operimin me ndihma në Gaza, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare
-
Britania, Franca e Kanadaja kërcënojnë me “veprime konkrete” ndaj Izraelit
-
Trupa britanike mund të dërgohen në Ukrainë për t’i trajnuar ushtarët