LUFTA KUNDËR DROGËS
Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer një tjetër sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të dyshuar për trafikim droge në lindje të Oqeanit Paqësor. Nga sulmi u vranë tre persona.
Komanda Jugore e SHBA-së njoftoi se anija "po kalonte përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit të drogës në Paqësorin Lindor dhe ishte e përfshirë në operacione të trafikimit të drogës". Në një video të publikuar shihet një anije që lundron në ujë përpara se të shpërthejë në flakë.
Sulmi i së premtes e rrit numrin e të vdekurve nga sulmet e administratës Trump ndaj anijeve të dyshuara të drogës në të paktën 148 persona nga të paktën 43 sulme të kryera që nga fillimi i shtatorit në Detin e Karaibeve dhe në lindje të Oqeanit Paqësor.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja është në "konflikt të armatosur" me kartelet në Amerikën Latine dhe i ka justifikuar sulmet si të nevojshëm për të ndaluar rrjedhën e drogës.
On Feb. 20, at the direction of #SOUTHCOM commander Gen. Francis L. Donovan, Joint Task Force Southern Spear conducted a lethal kinetic strike on a vessel operated by Designated Terrorist Organizations. Intelligence confirmed the vessel was transiting along known… pic.twitter.com/PzWQFfNgHm
— U.S. Southern Command (@Southcom) February 21, 2026
-
SHBA-ja sulmon një anije tjetër në Paqësor, katër të vrarë
-
Ushtria amerikane thotë se ka goditur tri anije në Oqeanin Paqësor duke vrarë tetë persona
-
SHBA-ja godet një tjetër anije që po transportonte drogë, tre të vdekur
-
Ushtria amerikane thotë se ka vrarë 11 “narko-terroristë” nëpër anije
-
SHBA-ja sulmon anije të tjera të dyshuara për transport droge, 14 të vdekur