Botë

Ushtari rus i kërkon falje gjatë gjyqit të vesë së ukrainasit që ka vrarë

Ushtari rus, Vadim Shishimarin i ka kërkuar falje të vesë së 62-vjeçarit që e ka vrarë, rast ky për të cilin po zhvillohet proces gjyqësor në Kiev të Ukrainës.

Në seancën e së enjtes, komandanti 21-vjeçar i tankeve ruse e ka pranuar fajësinë, derisa i ka kërkuar faljes bashkëshortes së ukrainasit që ka ekzekutuar, Oleksandr Shelipov, raporton BBC.

Sipas prokurorëve, Shishimarin u urdhërua të vriste Shelipovin dhe përdori një pushkë kallashnikov për ta bërë këtë.

Kateryna Shelipov, e veja e njeriut që vrau, u ngrit në gjykatë dhe e pyeti ushtarin nëse ishte penduar për krimin e tij. Shishimarin pranoi fajin e tij dhe i kërkoi falje Shelipovit.