Ushtari më i dekoruar australian është arrestuar dhe do të akuzohet për krime lufte, që pretendohet se i ka kryer në Afganistan.
Ben Roberts-Smith – që u largua nga forca e mbrojtjes më 2013 – u ndalua në aeroporti ne Sydneyt dhe pritet të dalë para gjykatës me pesë akuza për krime luftës.
Një gjykatë më 2023, në kuadër të një rasti të shpifjes, pati konstatuar se ish-pjesëtari i Forcave Speciale Ajrore dhe fitues i Kryqit të Viktorias, ka vrarë disa afganë të paarmatosur.
47-vjeçari ka mohuar gjithçka. Ai ka thënë se vrasjet kanë ndodhur ose vetëm gjatë luftimeve ose s’kanë ndodhur fare.
Ngjarjet pretendohen të kenë ndodhur në periudhën 2009-2012.
Edhe
Shtetasi britanik arrestohet në lidhje me incidentin pranë bazës RAF Fairford
Rasti ka nxitur reagime të shumta në Australi. Kryeministri Anthony Albanese ka refuzuar të komentojë. Ai ka bërë thirrje që për rastin të mos jepet konotacion politik.
Roberts-Smith konsiderohet hero kombëtar. Ai ka marrë titujt më të lartë australianë për kontributin e tij.
-
Britania beson se Irani qëndron pas komplotit me bombë në bazën RAF Fairford
-
Njëri nga pesë të arrestuarit nën dyshimin për komplot me bombë në Britani kishte lajmëruar policinë
-
Rubio thotë se një aktor i huaj qëndron pas komplotit me bombë në RAF Fairford
-
Britania liron me kusht pesë të arrestuarit për komplot me bombë pranë bazës amerikane