Një ushtar amerikan po mbahet i burgosur në Korenë e Veriut pasi kaloi kufirin nga Koreja e Jugut pa autorizim, ka konfirmuar ushtria amerikane të mërkurën, shkruan BBC.
Ushtari amerikan është identifikuar si Travis King, 23 vjeç.
Kriza vjen gjatë një kohe veçanërisht të tensionuar mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, një nga shtetet më të izoluara në botë. SHBA-ja u thotë qytetarëve të saj të mos shkojnë atje.
Ushtari 23-vjeçar do të kthehej në SHBA dhe do të merrte masa disiplinore. Por gjatë kohës së kthimit, ai vendosi të kalonte në Korenë e Veriut.
Sipas dëshmitarëve, ushtari qeshi para se ta niste vrapimin drejt kufirit koreano-verior.
Pentagoni ka thënë se janë të shqetësuar për mirëqenien e ushtarit.
-
Pasi u dëbua nga Koreja e Veriut, ushtari amerikan futet në paraburgim nga SHBA-ja
-
Koreja e Veriut i përgjigjet për herë të parë SHBA-së për ushtarin Travis King
-
Koreja e Veriut do ta dëbojë ushtarin amerikan që u fut në territorin e saj në korrik
-
Kush është ushtari amerikan që po mbahet në Korenë e Veriut?
-
Koreja e Veriut thotë se ushtari amerikan kishte hyrë në territor të saj shkaku i diskriminimeve