Ushtari amerikan, Travis King, i cili kaloi kufirin midis dy Koreve në korrik, është futur në paraburgim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u dëbua nga Koreja e Veriut, ka njoftuar SHBA-ja, raportoi të mërkurën Reuters.
Derisa detajet rreth transferimit të Kingut mbeten të pakta, zgjidhja e çështjes shihet si shembull i rallë i bashkëpunimit diplomatik midis SHBA-së, Koresë së Veriut dhe Kinës.
23-vjeçari vrapoi drejt kufirit me Korenë e Veriut më 18 korrik derisa ishte në një turne në Zonën e Përbashkët të Sigurisë dhe u dërgua menjëherë në paraburgim nga ky vend.
Incidenti shkaktoi diskutime të nxehta brenda qeverisë amerikane, por Uashingtoni nuk pranoi ta shpallte atë rob lufte. Nga ana e saj, Koreja e Veriut duket se e ka trajtuar rastin e tij si një çështje të imigracionit të paligjshëm.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut ka thënë se ky ushtar ishte dëbuar pasi pranoi se ka hyrë ilegalisht në Korenë e Veriut për shkak të zhgënjimit të tij lidhur me pabarazitë në SHBA.
Edhe
Koreja e Veriut do ta dëbojë ushtarin amerikan që u fut në territorin e saj në korrik
Zyrtarët amerikanë, duke cituar përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së, të cilët e panë Kingun teksa po largohej nga Kina, u thanë gazetarëve se ai dukej të ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpirtërore dhe ishte i lumtur që është nisur për në shtëpi.
Lirimi i tij pasoi muaj të tërë diplomacie intensive, thanë zyrtarët amerikanë.
-
Koreja e Veriut i përgjigjet për herë të parë SHBA-së për ushtarin Travis King
-
Ushtari amerikan arrestohet pasi hyri në territorin e Koresë së Veriut
-
Kush është ushtari amerikan që po mbahet në Korenë e Veriut?
-
Koreja e Veriut thotë se ushtari amerikan kishte hyrë në territor të saj shkaku i diskriminimeve