Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Veriut thotë se ushtari amerikan kishte hyrë në territor të saj shkaku i diskriminimeve

Koreja e Veriut pretendon se ushtari amerikan Travis King, i cili u fut në territorin e saj muajin e kaluar, e bëri këtë veprim për “shkak të maltretimeve johumane dhe diskriminimit racor” në ushtrinë amerikane, raporton BBC.

23-vjeçari King kishte kaluar për në Kore të Veriut nga Koreja e Jugut më 18 korrik. Siç ka njoftuar agjencia verikoreane “KCNA”, ushtari amerikan ka pranuar se ka kaluar ilegalisht kufirin dhe se dëshiron azil në Kore të Veriut.

Washingtoni ka thënë se nuk mund të verifikojë këto pretendime, të cilat janë të parat që Pyongyangu i ka dhënë në këtë rast.

Ishin rritur shqeësimet për mirëqenien e ushtarit amerikan, për të cilin nuk është dëgjuar që nga kalimi i kufirit.

SHBA-ja po tenton të negociojë për lirimin e Kingut me ndihmën e Komandës së OKB-së, e cila drejton zonën kufitare dhe e cila ka lidhje direkte telefonike me ushtrinë e Koresë së Veriut.

Duke iu përgjigjur raportimeve verikoreane, një zyrtar i Pentagonit ka thënë se prioritet është të kthehet Kingu në shtëpi “nëpërmjet gjitha kanaleve ekzistuese”.

Edhe Pasi u dëbua nga Koreja e Veriut, ushtari amerikan futet në paraburgim nga SHBA-ja Botë Pasi u dëbua nga Koreja e Veriut, ushtari amerikan futet në paraburgim nga SHBA-ja

Koreja e Veriut nuk ka dhënë informata se si planifikon ta trajtojë ushtarin King, por ka thënë se ushtari e ka pranuar se është futur ilegalisht.

“Gjatë hetimeve, Travis King ka pranuar se vendosi të vinte në Kore të Veriut pasi ishte lodhur nga maltretimet çnjerëzore dhe diskriminimet racore brenda Ushtrisë së SHBA-së. Ai po ashtu ka shprehur gatishmërinë për të kërkuar strehim në Kore të Veriut apo në një vend të tretë, pasi ishte i zhgënjyer nga shoqëria e pabarabartë amerikane”, thuhet në raportin e KCNA-së.