Grupi i parë i ushtarëve rusë për të formuar një forcë të re të përbashkët me trupat bjelloruse mbërriti të shtunën në Bjellorusi, sipas një deklarate nga ministria e mbrojtjes e Minskut.
"Ushtarët e parë rusë që janë pjesë e grupimit rajonal të trupave mbërritën në Republikën e Bjellorusisë. Ushtarët u pritën ngrohtësisht me bukë e kripë", thuhet në deklaratë.
Ndërkaq, presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të përkeqësimit të kufijve perëndimor të Bashkimit, raportoi CNN-i të shtunën.
“Për shkak të përkeqësimit në kufijtë perëndimorë, ne ramë dakord të vendosim një grupim rajonal të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë”, tha të hënën udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.
Masa vjen pas pretendimeve të bëra nga Bjellorusia se Ukraina po planifikon të sulmojë territorin e saj.
Ministra e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha të martën se kjo ishte një masë mbrojtëse dhe ishte për të garantuar sigurinë.
Ministria e Mbrojtjes publikoi gjithashtu një video të shtunën që tregon mbërritjen e personelit dhe pajisjeve ushtarake ruse.
Edhe
Kërcënim shtesë për Ukrainën, Lukashenko e Putini me grup të përbashkët ushtarak
“Kemi mbërritur në tokën bjelloruse. Takimi ishte shumë i ngrohtë, shumë i këndshëm. Ne mbërritëm në Republikën e Bjellorusisë për të ndihmuar popullin vëllazëror bjellorus, ne jemi të gatshëm të kryejmë çdo detyrë që marrim nga komanda. Të gjithë janë në një humor luftarak”, ka thënë zëvendëskomandanti rus, Viktor Smeyan.
Njoftimi i Lukashenkos ngriti frikën e bashkëpunimit të thelluar ushtarak midis aleatëve të ngushtë dhe se trupat bjelloruse mund t'i bashkohen zyrtarisht pushtimit të Rusisë.
Ndikimi i një ndërhyrjeje të tillë për sa i përket fuqisë ushtarake do të ishte i kufizuar: Bjellorusia ka rreth 45,000 trupa aktive, të cilat nuk do të forconin ndjeshëm rezervat e Rusisë. Por kjo do të kërcënonte një tjetër sulm në krahun verior të Ukrainës poshtë kufirit me Bjellorusinë.