Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uria kaplon Burkina Fason si pasojë e sulmeve xhihadiste

Uria po rritet në Burkina Faso si rezultat i dhunës së “Al-Qaedas” dhe grupit të “Shtetit Islamik”, që ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona të tjerë dhe ua ka ndaluar njerëzve mbjelljen e arave. Rreth 3.5 milionë nuk kanë ushqim, rreth 630.000 janë afër të vdesin urie, sipas raportit të sigurimit të ushqimit nga qeveria dhe agjencitë e organizatës së Kombeve të Bashkuara. Uria ka shënuar rritje për 82% krahasuar me vitin e kaluar

Vajza dhjetëmuajshe e Martine Roambasit ka nevojë për qumësht. Foshnja e kequshqyer ka pasur vështirësi pasi që kishte mungesë të qumështit të gjirit. Kjo si pasojë e shpërnguljes nga lagjja e saj në Burkina Fason veriore vitin e kaluar, kur xhihadistët filluan të vritnin njerëz.

Shtrirë në një spital me disa fëmijë të tjerë të kequshqyer në kryeqytetin e Burkina Fasos, 30-vjeçarja Roamba tenton ta qetësojë vajzën e saj nga të qarat.

“Është shumë shqetësuese dhe po i lutemi Zotit që foshnja të mos kalojë në një gjendje më të rëndë”, tha ajo.

Sherri i “Al-Qaedas”

Uria po rritet në Burkina Faso si rezultat i dhunës së “Al-Qaedas” dhe grupit të “Shtetit Islamik”, që ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona të tjerë dhe ua ka ndaluar njerëzve mbjelljen e arave. Rreth 3.5 milionë nuk kanë ushqim, rreth 630.000 janë afër të vdesin urie, sipas raportit të sigurimit të ushqimit nga qeveria dhe agjencitë e organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Edhe Fëmijët asht e lëkurë i mbushin spitalet, teksa kriza e urisë e kaplon Gazën Botë 11 muaj më parë Fëmijët asht e lëkurë i mbushin spitalet, teksa kriza e urisë e kaplon Gazën

Uria ka shënuar rritje për 82% krahasuar me vitin e kaluar.

“Situata e ushqimit është duke u përkeqësuar secilën herë”, tha Claudine Konate, specialiste e nutricionit.

Agjencia e fëmijëve e OKB-së, UNICEF, njoftoi se shteti duhet të përgatitet për një krizë në rritje.
Në spitalin e Ouagadougout numri i fëmijëve të kequshqyer është dyfishuar nga dy vjetët e kaluar dhe këtu nuk ka mjaftueshëm hapësirë apo staf për t’u kujdesur për ta, tha Clarisse

Nikiema, kryesuese e nutricionit në spital.

“Për shkak se janë zhvendosur, ata janë shumë të varfër dhe nuk mund t’i ushqejnë familjet e tyre”, tha ajo. Nganjëherë edhe pasi shërohen, disa familje refuzojnë ta lënë spitalin, sepse nuk duan që fëmijët e tyre të shkojnë në një vend ku nuk ka bukë.
Në janar, ushtarë kryengritës përzunë presidentin demokrat të Burkina Fasos dhe grupi udhëheqës thotë se përforcimi i sigurisë është top prioriteti i tyre. Megjithatë, sulmet janë rritur në shkurt, sipas organizatës U.N.

Ngritje e dyfishtë e çmimeve

Image

Fëmijët e ushqyer presin për trajtim në repartin e pediatrisë të Spitalit Boulmiougou në Ouagadougou, Burkina Faso. Uria po rritet në të gjithë Burkina Fason të dërmuar nga lufta, si rezultat i dhunës në rritje të lidhur me “Al-Qaedan” dhe “Shtetin Islamik”, i cili ka vrarë mijëra dhe ka zhvendosur miliona, duke mos i lejuar njerëzit të punojnë në bujqësi


Dhuna po e shton urinë ndër njerëz, thonë ekspertët.
Situata është më e rëndë në rajonin verior të Sahelit, ku qytetet si Djibo janë pushtuar nga xhihadistët me muaj, duke penguar shpërndarjen e ushqimit. Qytetet e tjera si Gorom Gorom, pothuajse nuk kanë qendra operuese shëndeti. Vetëm 2 nga 27 janë funksionale, tha Jean Paul Ouedraogo, përfaqësues i grupit ndihmues nga Italia.

Edhe Pothuajse një në tre persona në Gaza nuk ka ngrënë për ditë të tëra Botë 11 muaj më parë Pothuajse një në tre persona në Gaza nuk ka ngrënë për ditë të tëra

Xhihadistët gjithashtu po arrijnë edhe në jug dhe perëndim duke vjedhur të mbjellat dhe blegtorinë dhe duke i larguar njerëzit nga fermat drejt qyteteve.

Mungesa e këtyre produkteve ka shkaktuar rritjen e çmimeve. Një qese me 100 kg misër gati është dyfishuar që nja viti i kaluar prej 30 dollarësh në 50 dollarë, thonë lokalët. Organizatat e ndihmave po përgatiten për më shumë ngritje çmimesh për shkak të luftës në Ukrainë. Burkina Faso blen më shumë se një të tretën e grurit të saj nga Rusia, dhe derisa ende ndikimi nuk është vërejtur, humanitarët thonë se është mjaft shqetësuese.

“Kriza në Ukrainë ka gjasa të ndikojë në rritjen e çmimeve të grurit duke e bërë situatën akoma më të keqe”, tha Gregoire Brou. Më pak se gjysma e 607 milionëve të kërkuara kanë arritur dhe tani donatorët thonë se agjencitë kanë paralajmëruar se do të ketë zvogëlim financimi prej 70% në mënyrë që ta ndihmojnë Ukrainën.

Plaçkitja e banorëve

“Vullnetarët luftojnë për shtetin e tyre, por janë të uritur”, tha një nga vullnetarët në mënyrë anonime, sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për media. Moszhvillimi i bujqësisë dhe paga minimale prej 8 dollarësh për muaj nuk mjaftojnë për të mbijetuar, tha ai.
Njerëz të kequshqyer po arrijnë në qendra spitalore në Ouahigouya në kushte të mjerueshme dhe shërimi i tyre po zgjat shumë, tha mjeku Gerard Koudougou Kombassere, i cili punon në një spital në qytet. Njerëzit e zhvendosur janë më së shumti të kequshqyer, tha ai. Në një kamp në Ouahigouya, 2300 njerëz kanë ardhur refugjatë dhe kanë marrë ndihma ushqimore vetëm një herë në 10 muajt e fundit.

Në njërën nga barakat, Salata Nacanabo tha se familja e saj hante pesë herë në ditë kur jetonin në lagjen e tyre, por tani vetëm një herë. Duke imituar tingujt e sulmeve, 31-vjeçarja rikujton ditën kur xhihadistët e përzunë nga lagjja e saj duke vrarë tetë njerëz, duke vjedhur gjërat e tyre dhe duke i detyruar të iknin.

Edhe Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur Botë 6 d. më parë Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur

“Ata vodhën çdo gjë, bagëtinë, ushqimin dhe madje morën delet e mia”, tha ajo. “Tani është shumë e vështirë të kujdesem për fëmijët”.

Përktheu: Leutrime Rekaliu

Image