Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kriza politike lë qindra mijëra qytetarë pa ushqim në Burkina Faso

Kjo foshnjë e kequshqyer është vetëm një nga dhjetëra fëmijët e uritur këtu në një spital në periferi të kryeqytetit të Burkina Fasos. Dhuna në rritje e lidhur me “Al-Qaedan” dhe grupin Shteti Islamik ka bërë që mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, duke lënë fushat pa punuar dhe duke lënë rreth 3.5 milionë njerëz pa siguri ushqimore. Gati 630.000 qytetarë janë në prag të urisë, ka bërë të ditur qeveria dhe agjencitë e OKB-së.

Kjo është një rritje prej 82% nga viti i kaluar i njerëzve që përballen me urinë emergjente. Clarisse Nikiema, shefja e njësisë ushqimore në spital, thotë se shumë njerëz të zhvendosur nuk po marrin ushqim të domosdoshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në janar, ushtarët kryengritës rrëzuan presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Burkina Fasos, duke thënë se rivendosja e sigurisë në vend ishte prioriteti kryesor. Megjithatë, sulmet që atëherë janë rritur me një rritje prej 11% të incidenteve në shkurt.