Një gjykatë të premten urdhëroi heqjen e emrit të Donald Trumpit nga qendra kombëtare e arteve skenike në SHBA, Kennedy Center, duke vendosur që qendra prestigjioze e Ëashingtonit nuk mund të riemërtohet pa një akt të Kongresit.
Gjyqtari i distriktit amerikan në Washington, Christopher Cooper, i dha udhëzime administratës Trump që të hiqte të gjitha tabelat fizike që mbanin emrin e Trumpit dhe të eliminonte çdo referencë për një qendër “Trump Kennedy" nga materialet zyrtare brenda 14 ditëve, raportoi Guardian.
"Statuti organik i Kennedy Center e bën të qartë se qendra emërohet për presidentin Kennedy dhe nuk mund të mbajë ndonjë emër tjetër formal ose memorial publik bazuar në vendimin e njëanshëm të Bordit", shkroi Cooper në një opinion prej 94 faqesh. "Kongresi i dha Kennedy Center emrin e saj dhe vetëm Kongresi mund ta ndryshojë atë".
Jo shumë kohë pas vendimit, Trump postoi në platformën e tij Truth Social se do të punonte me Kongresin për transferimin e pronësisë së qendrës.
Cooper gjithashtu bllokoi përkohësisht mbylljen e qendrës këtë verë për rinovimet e propozuara, dy muaj pasi Trump njoftoi mbylljen e saj dyvjeçare.
Edhe
Trumpi njofton se qendrës “Kennedy” do t’i vihet dryni për renovime
Menjëherë pasi mori detyrën vitin e kaluar, Trumpi shkaktoi polemika kur e emëroi veten kryetar të bordit të administratorëve të Kennedy Center në shkurt, duke e quajtur atë një “marrje kontrolli”. Ai e “pastroi” bordin dhe i zëvendësoi ata me të emëruarit e tij.
Bordi i qendrësvotoi më pas në favor të propozimit për të shtuar emrin e Trumpit në dhjetor.