Uragani Florence, derisa po u afrohet Shtetetve të Bashkuara, është zbutur në stuhi të kategorisë dy, por zyrtarët amerikanë ende paralajmërojnë për një "katastrofë në prag të derës".
Erërat e stuhisë kanë rënë në 175 kilometra në orë, por natyra e saj e ngadaltë mund të thotë se do të vazhdojë me ditë, duke shkaktuar përmbytje katastrofike, thonë parashikuesit e motit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKarolina e Jugut, Virxhinia, Merillendi dhe Uashingtoni kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Rreth 1.7 milion njerëz janë urdhëruar të evakuohen.
Stuhia pritet të zbarkojë në tokë nga Atlantiku të premten herët.
"Katastrofa është në pragun e derës dhe po vjen", tha guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper.