Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukrainës i pranohet kërkesa për shtyrje të shlyerjes borxhit

Ukrainës iu pranua kërkesa nga kreditorët kryesorë për t’ia shtyrë shlyerjen e obligimeve financiare deri në fund të vitit 2023, raportoi “Bloomberg” të mërkurën.

Sipas njoftimit, Kievi zyrtar paraqiti kërkesë zyrtare për t’i ristrukturuar 22.8 miliardë dollarë të borxhit, me arsyetimin që borxhi të paguhet kur situata të jetë më e lehtësuar.

Ministria ukrainase e Financave mori “indikacione të qarta mbështetjeje” nga kompanitë BlackRock, Fidelity International dhe Amia Capitalland Gemsstock.

Zyrtarët e shtetit po kërkojnë zgjidhje për ristrukturimin e borxhit, pasi ekonomia ukrainase pësoi shkatërrim të madh me nisjen e luftës nga Rusia. Rënia ekonomike këtë vit pritet të jetë 45 për qind.