Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukrainasit mirëpresin bashkatdhetarët refugjatë

Në Prudentópolis – “Ukraina e vogël“ e Brazilit – njerëzit e kanë pritur me padurim ardhjen e një grupi prej 29 refugjatësh, përfshirë edhe 17 fëmijë.

Grupi, i cili ka mbërritur në shtetin jugor të Paranás të dielën, është në karantinë pasi autoritetet braziliane kanë njoftuar se nuk i kishin plotësuar protokollet e nevojshme shëndetësore para se të mbërrinin.

Ata janë vendosur në karantinë për 15 ditë në kryeqytetin e shtetit Curitiba para së të udhëtojnë për në Prudentópolis – kryeqytet ku 75% e popullsisë ka prejardhje ukrainase.

Kishat lokale do t’i ndihmojnë ata të vendosen diku aty pranë derisa të përfundojë projekti për strehim.

Ukrainasit kishin shkuar në Brazil në vitin 1895 dhe 1946, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku u vendosën përfundimisht në Prudentópolis e në qytetet përreth, duke arritur një popullsi prej më shumë se 52.000

Edhe Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali. Tani Kievi po lufton për t’i rikthyer Botë 1 muaj më parë Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali. Tani Kievi po lufton për t’i rikthyer

Qyteti është i mbushur me kisha dhe shkolla ortodokse që funksionojnë në gjuhën ukrainase, duke shfaqur flamujt kombëtarë të Brazilit dhe Ukrainës.

Në shkollën São José, mësuesit e kanë diskutuar konfliktin në klasë dhe janë përpjekur t'u japin fëmijëve shpresë se lufta do të përfundojë një ditë.

“Dua ta di se si është Ukraina dhe si do të jetë pas luftës nëse e fiton atë”, ka thënë Vitor Eduardo Deczka, nxënës 9-vjeçar.

Vitor jeton në fshatin Barra Vermelha, ku banojnë edhe 150 familje të tjera me origjinë ukrainase.

Edhe 24 të vdekur nga sulmi në një ndërtesë banimi në Kiev Botë 2 muaj më parë 24 të vdekur nga sulmi në një ndërtesë banimi në Kiev

Familja e tij ka treguar se zona me padurim dëshiron që ët sigurojë strehim për bashkatdhetarët e tij.

“Ata do të jenë të mirëpritur këtu”, është shprehur tezja e Vitorit, Marcia Deczka.