Ukrainasit po pretendojnë se deri më tani, rusëve ua kanë shkatërruar 30 për qind të tankeve luftarake.
Kështu deklaroi këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Viktor Andrusiv, duke theksuar se rusët para se ta nisnin luftën, i kishin 3 mijë tanke.
Sipas Andrusivit, në gjashtë muaj, kjo shifër do të rritet.
“Rusia i pati rreth 3000 tanke moderne në arsenalin e saj, dhe mbi 30% i janë shkatërruar tashmë nga mbrojtësit tanë në tre muaj. Në gjashtë muaj kjo shifër vetëm do të rritet”, tha ai, shkruan “The Kyiv Independent”.
Në anën tjetër, forcat ukrainase thanë të dielën se kanë avancuar në jug të Khersonit.
Zyrtari ukrainas në këtë rajon, Serhii Hlan, tha se forcat e tyre i vazhduan “operacionet sulmuese dhe e shtynë armikun 9 kilometra në distriktin Beryslav”.