Autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia është duke penguar evakuimin e refugjatëve në disa regjione.
Mariupol
Edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Oleg Nikolenko dhe ministri i Mbrojtjes kanë akuzuar forcat ruse se janë duke i penguar korridoret humanitare në Mariupol.
Tetë kamionë dhe 30 autobusë janë në rrugë për të dërguar ndihma humanitare në qytet dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhya, tha Nikolenko.
Është e paqartë nëse dikush ka mundur të largohet.
Edhe
Katër autobusë me refugjatë janë larguar të mërkurën nga Mariupoli
Sumy
Një kolonë evakuimi nga qyteti i rrethuar i Sumy ka mbërritur në rajonin e Poltava - më larg kufirit rus - thotë administrata rajonale e Poltava.
Korridori është planifikuar të jetë i hapur deri në orën 19:00 sot.
Bucha
Edhe
Arrihet marrëveshja për korridore humanitare në Mariupol
Forcat ruse janë duke sabotuar evakuimin e refugjatëve në Bucha qytet që është afër rajonit të Kievit. Kështu ka thënë kryetari i këtij regjioni Oleksiy Kuleba.
“Ky distrikt po përgatitet për evakuimin e një mase të madhe të njerëzve dhe gjërave humanitare”, ka thënë ai.