Qeveria e Ukrainës ka thënë se forcat e saj të deminimit kanë zbuluar dhe kanë larguar më tepër se 180 mijë mjete shpërthyese që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, raporton CNN.
Yevhenni Yenin, zëvendësministër i Brendshëm, ka thënë për televizionin e Ukrainës se “një e pesta e territorit të Ukrainës është ndotur me granata, mina dhe bomba ajrore që nuk kanë shpërthyer.
“Që nga fillimi i luftës, shërbimet tona kanë zbuluar dhe larguar më teprë se 180 mijë mjete shpërthyese. Mbi 68 mijë hektarë janë kontrolluar”, ka thënë ai.
Yenin ka thënë se po kontrollohen afro 500 hektarë në ditë.
“Në rajonin e Kievit, nga 1000 mjete shpërthyese po asgjësohen çdo ditë”, ka thënë Yenin.
Artikuj të ngjashëm
-
Më shumë se 1/3 e territorit të Ukrainës e mbushur me objekte shpërthyese – thotë ushtria
-
Mund të duhet një dekadë për të çminuar Ukrainën
-
Ushtria ukrainase rrëzon 70 nga mbi 150 dronë të lëshuar gjatë natës nga Rusia
-
Humbjet e Rusisë në fushëbetejë nga forcat e Zelenskyt
-
Ukraina thotë se ka goditur arsenalin rus të armëve në rajonin Bryansk