Ukrainës do t'i duhen të paktën 10 vjet për të pastruar të gjitha minat dhe eksplozivët nga toka dhe ujërat e saj territoriale pasi të përfundojë lufta, ka thënë një zyrtar i shërbimeve të urgjencës, shkruan CNN.
Ukraina ka arritur të pastrojë 620 kilometra katrorë tokë që ishte e mbushur me mijëra mjete shpërthyese, duke përfshirë 2 mijë bomba të hedhura nga ajri, por gati 300 mijë kilometra katrorë ende shihen si "të kontaminuara", shtoi zyrtari.
Kjo është pothuajse gjysma e madhësisë së territorit të Ukrainës dhe po aq sa Italia.
"Deri në 10 vjet, kjo është shifra optimiste. Sepse ne nuk e dimë se çfarë po ndodh në territoret ku luftimet aktive po vazhdojnë tani", ka thënë Oleksandr Khorunzhiy, zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
-
Më shumë se 1/3 e territorit të Ukrainës e mbushur me objekte shpërthyese – thotë ushtria
-
Ukraina thotë se ka zbuluar dhe asgjësuar mbi 180 mijë mjete shpërthyese që nga fillimi i luftës
-
Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia
-
Ukrainës i duhen afro 600 miliardë dollarë për t’u rindërtuar
-
Ekocidi, krimi i ri i luftës