Ukraina ka deklaruar se është vrarë një nga ushtarët e saj nga separatistët pro-rusë në lindje të vendit. Kjo është vrasja e 65-të në konfliktin mes dy vendeve që nga fillimi i vitit.
Rusia ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa në anën e saj të kufirit, derisa presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka paralajmëruar atë rus, Vladimir Putin, për vendosje të sanksioneve në rast se pushtohet Ukraina. Ushtria ukrainase ka deklaruar se separatistët kishin shënjestruar pozicionet e saj me granatahedhës dhe mortaja.
“Ushtria ukrainase është e gatshme të mbrojë atdheun e saj. Aleatët tanë mund të përgjigjen me sulme ekonomike, ndërsa ne do të luftojmë në terren. Më vjen keq ta them këtë, por një numër i madh ushtarësh rusë do të vriten dhe shpresoj që edhe presidenti rus (Vladimir) Putin nuk e dëshiron këtë”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba.
Në fakt, Rusia llogaritet si superfuqia ushtarake numër dy në botë, pas SHBA-së, por as Ukraina nuk qëndron keq. Sidomos, e favorizon fakti që mbrohet e nuk sulmon, për çka duhet më pak personel e pajisje.
-
Zeleneksy: Numri i ushtarëve urkrainas të vdekur në fushëbetejë është 55,000
-
Mbi 31.000 ushtarë ukrainas kanë vdekur gjatë dy viteve të fundit të luftës
-
Ukraina: Mbi 800 rusë po i vrasim përditë
-
Bideni i gatshëm të bisedojë me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Gjenerali amerikan: Më shumë se 100 mijë ushtarë rusë u vranë ose u plagosën në Ukrainë