Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina thotë se centrali bërthamor ka mjaftueshëm energji për nevojat e veta

Ukraina ka thënë se centrali bërthamor Zaporozhzhia është duke e gjeneruar fuqinë që i duhet për nevojat e veta dhe funksionet tjera.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se një linjë energjie rezervë 330 kV që lidh centralin bërthamor më të madh të Evropës me një termocentral ishte shkëputur qëllimisht për të shuar zjarrin, por linja nuk u dëmtua dhe do të rilidhet pasi të shuhet zjarri, shkruan Sky News.

Derisa rezultatet thonë se të gjitha linjat elektrike janë shkëputur, por njëri nga gjashtë reaktorët po vazhdon të operojë në atë mënyrë sa po gjeneron mjaftueshëm energji për ta mbajtur centralin duke punuar në mënyrë të sigurt.