Ukraina ka goditur të dielën selinë e flotës ruse në portin e Sevastolit në Detit të Zi, me një dron ku kishte të montuar sasi eksplozivi. Autoritetet ukrainase bënë të ditur se si pasojë e sulmit në qytetin e kontrolluar nga Rusia, të paktën pesë persona janë plagosur. Sevastopoli është qyteti më i madh në Krime dhe një port i madh në Detin e Zi.
Sulmi ndodhi derisa Rusia shënoi të dielën ditën e Marinës. Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në paradën vjetore që u mbajt me këtë rast në Shën Petersburg dhe njoftoi se forcat detare ruse do të pajisen në muajt e ardhshëm me ato që ai i quajti “armë të fuqishme”, duke iu referuar raketa hipersonike me vetëdrejtim “Zircon”.
Armët hipersonike fluturojnë me shpejtësi të paktën pesë herë me shumë sesa shpejtësia e zërit (Mak 5) dhe janë shumë të manovrueshme e në gjendje të ndryshojnë kursin gjatë fluturimit.
Ato janë të ndryshme nga raketat balistike, të cilat gjithashtu mund të fluturojnë me shpejtësi hipersonike prej të paktën 5 Makësh, por kanë trajektore të përcaktuar dhe manovrim të kufizuar.
Aftësia për të lëshuar armë shumë të manovrueshme dhe me shpejtësi hipersonike, i jep një vendi një avantazh të konsiderueshëm, pasi armë të tilla mund të shmangin pothuajse çdo sistem të mbrojtjes nga raketat që është aktualisht në përdorim.
"Nuk ka rëndësi se cili është kërcënimi. Nëse nuk mund ta shihni, nuk mund të mbroheni prej tij", tha gjenerali John Hyten, ish-zëvendës shefi i shtabit të SHBA-ve, gjatë një fjalimi në Uashington, në janar të vitit 2020. /ZëriiAmerikës
-
Shkon në 17 numri i të vrarëve nga sulmet e reja ruse mbi Ukrainë
-
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta
-
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, gjashtë të vdekur
-
Sulmohet Shën Petersburgu në një sulm të madh me dronë ukrainas