Rusia thotë se Ukraina ka lansuar dhjetë raketa dhe tre dronë ujorë në një sulm ndaj flotës së saj në Detin e Zi në Krime, raporton BBC.
Sulmi ka shkaktuar një zjarr të madh në një kantier detar në Sevastopol, ku 24 persona kanë mbetur të lënduar.
Mikhail Razvozhayev, guvernator që është caktuar nga Moska për qytetin Sevastopol, ka thënë se shumica e raketave janë ndalur nga mbrojtja ajrore.
Autoritetet ruse kanë njoftuar se dy anije janë dëmtuar si rezultat i goditjeve nga raketat lundruese.
Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Ukraina vazhdimisht ka insistuar se synim e ka rikthimin e gadishullit.
Ukraina edhe më herët kishte shënjestruar Sevastopolin dhe flotën ruse në Detin e Zi, por pyetja është se çfarë armë u përdorën në sulmin e fundit.
Edhe
Ukraina pretendon se i ka shkatërruar dy anije ruse në afërsi të Krimesë
Aleatët perëndimorë kanë furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilat mund të jenë përdorur, por ka gjasa që janë përdorur edhe raketat Neptune të prodhuara në Ukrainë.
Raketat Neptune ishin përdorur për ta fundosur anijen e famshme luftarake ruse “Moskva” disa muaj më parë.
Ndërkohë, dronët rusë kanë goditur portin ukrainas Izmail në lumin Danub.