Instituti Amerikan i Luftës (ISW) ka bërë me dije se ushtria ukrainase ka shtuar përpjekjet për çlirimin e tokave nëpërmjet kundërofensivës të nisur ditë më parë.
Në raportin e fundit të publikuar më 11 qershor, ISW-ja tha se nga 10 qershori trupat e Ukrainës kryen operacione në të paktën katër zona të frontit, në rajonin e Luhanskut pranë Bilohorivkas.
Zëdhënësi i Grupit Lindor të Forcave të Ukrainës, koloneli Serhiy Cherevati, theksoi se kanë përparuar disa kilometra në zona të paspecifikuara të frontit të Bakhmutit. Pos kësaj, Ukraina po i vazhdon sulmet në Donetsk dhe Zaporizhzhia, zona të okupuara nga Rusia.
Sulmet po kryhen nëpërmjet tokës dhe ajrit.
Në anën tjetër, Ukraina po përballet me shkatërrimin e digës së lumit Dnieper, që konsiderohet më e madhja në tërë vendin. Ajo i ka lënë mijëra banorë pa furnizim me ujë si dhe ua ka rrezikuar vendbanimet.
-
Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia
-
Ukraina shton sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë
-
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?
-
Ukraina tërhiqet nga qyteti lindor i Siverskut
-
Rusia bën avancime të rëndësishme në jug të Ukrainës, intensifikon sulmet në vijë të frontit