Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina shpreson që të hapet korridori humanitar nga Mariupoli

Zyrtarët e Ukrainës shpresojnë të hapin nëntë korridore humanitare në disa qytete, duke përfshirë edhe qytetin e Mariupolit.

Deputetja Iryna Vereshchuk tha se qeveria gjithashtu po shpreson të hapë rrugë gjatë ditës së sotme.

Lëvizja vjen një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse kanë targetuar teatrin e Mariupolot ku po strehohen qindra njerëz nga bombardimet.